Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e fundit, njoftuan zyrtarët të mërkurën. Duke folur në një konferencë për shtyp në Prishtinë, drejtor i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, tha se Kosova po përballet me zjarre të shumta në të gjitha pjesët e vendit. Sipas tij, vetëm në javën e fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, prej të cilave tani janë aktive vetëm nëntë.