Top News – 23 vjetori i epopesë së UÇK/ Homazhe dhe nderime në të gjithë Kosovën
05/03/2021 17:23

Kosova po shënon 23 vjetorin e epopesë së ushtrisë clirimtare të vendit, me homazhet e përvitshme në kompleksin e jasharajve në Prekaz ku nuk kanë munguar liderët e institucioneve dhe ata të partive politike, por edhe qytetarë nga i gjithë vendi. Një manifestim në nder të epopesë së UCK, është zhvilluar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, vlerësoi rezistencën e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë banorëve të Prekazit, që sipas saj, përcoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis. “Sot 23 vjet më parë në Prekaz familja Jashari luftoi për të mbrojtur familjen, Prekazin dhe gjithë Kosovën, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familje që bëri sakrificën më sublime që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, rast unikat në historinë e re te njerëzimit, kur një familje sakrifikohet për të mirën e përgjithshme, për lirinë e vendit” Por në anën tjetër, ajo që është përsëritur cdo përvjetor të fundit, është apeli për të ndërhyrë tek Kullat e Jasharajve, të cilat janë në gjendje të rëndë. Dora e shtetit po mungon në ruajtjen dhe konservimin e këtyre kullave simbol, që ato të mos shemben. “Institucionet është dashur të merren me këtë. Fatkeqësisht nuk kanë punuar mjaftueshëm deri tani.” “Këtu shteti ka neglizhuar çdo gjë. Ky vend është dashur të bëhet në lule, por gjithsesi është mjerim me pa në këtë gjendje këto kulla. “Gjithçka është e lidhur rreth këtij vendi dhe kësaj familje. Kur e them këtë është se në Prekaz u derdh gjaku, por edhe ai vend nga i cili erdhi liria e Kosovës... Punimet për rikonstruktimin e kullave të jasharajve duhej të nisin në 2019 bazuar në një vendim të qeverisë së atëhershme. Por ende asgjë nuk ëhstë bërë në këtë drejtim.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08