Top News -23 të dyshuar për manipulim votash/ Kosovë, gjykata urdhëron një muaj paraburgim
25/01/2026 13:23

Gjykata Themelore e Prizrenit ka urdhëruar një muaj paraburgim për 23 të dyshuar lidhur me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit. Ata dyshohen për një sërë veprash penale lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshirë veprën penale kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit, tha gjykata në një njoftim të dielën. Të dyshuarit, të arrestuar të premten gjatë një aksioni të gjerë në rajonin lindor të vendit, janë komisionerë dhe vëzhgues që kanë marrë pjesë në numërimin e votave. Sipas gjykatës, 21 nga 23 të dyshuarit, të identifikuar vetëm me iniciale, dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimit. Një e dyshuar tjetër, dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit dhe marrje të ryshfetit ndërsa një vëzhgues dyshohet për kanosje dhe dhënie të ryshfetit. Vendimi ndaj tyre vjen pas një aksioni të gjerë që autoritetet kryen në Prizren të premten, ku arrestuan 109 të dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë. Kur rinumërimi ka përfunduar në pothuajse gjysmën e vendvotimeve, rezulton se rreth 80 mijë vota janë të pasakta. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se në mesin e të arrestuarve në Prizren kishte edhe familjarë të kandidatëve për deputetë. Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11