Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të punës së saj në javën e fundit gjatë së cilës bën me dije se organizoi 22 operacione, në fund të të cilave ranë në pranga 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar aksionit për kapjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit të tij për mashtrime me përmasa të mëdha ndaj mijëra qytetarëve.