Partia Demokratike do të mbajë protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor. Në mbledhjen e kryesisë, kryetari Sali Berisha udhëzoi demokratët të mobilizohen, pasi agjenda opozitare tashmë do të jetë e përqëndruar tek revolta dhe qëndresa. “Është sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri që nuk lejon zgjedhjet. Është misioni ynë. Kështu që mendoj se data 22 dhjetor të jetë data e protestës së parë të përgjithshme kombëtare. Ne duhet ta kemi të qartë se kryefjala e agjendës tonë do jenë vetëm protestat. Nuk ka më asnjë shpresë përveç protestave.”