Ekzekutohet urdhri I sekuestrimit të anijes me 22 ton naftë që dyshohet se vinte nga Rusia. Ajo u bllokua pak ditë më parë 6 milje larg Portit të Durrësit. Megjithëse urdhri ishte firmosur më datë 24 shkurt, ekzekutimi është kryer të martën për shkak të motit të keq. Policia ka arrestuar kapitenin e anijës Aleksei Smaznov me pasaportë ruse, ndërsa anija kishte në bord 24 marinarë.