Top News – 21 viktima në ‘radhën e bukës’ / Sulm në qendrën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza
01/06/2025 12:24

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur ndërsa po shkonin për të marrë ushqime në një qendër për shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës, tha një spital fushor i Kryqit të Kuq dhe disa dëshmitarë. Dëshmitarët thanë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës së njerëzve që ishte afër 1 kilometër larg qendrës së ndihmës, që udhëhiqet nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar këtë ngjarje. Fondacioni tha përmes një deklarate se ka shpërndarë ndihma “pa asnjë incident” mëngjesin e së dielës dhe mohoi raportimet e mëhershme për kaos dhe të shtëna afër qendrave të ndihmës, që janë të vendosura në zona ushtarake izraelite, ku aksesi i pavarur është i kufizuar. Zyrtarët në spitalin fushor thanë se të paktën 21 persona janë vrarë dhe 175 të tjerë janë plagosur, por nuk treguan se kush hapi zjarr ndaj tyre. Një reporter i Associated Press raportoi se ka parë dhjetëra persona duke u trajtuar në këtë spital. Shpërndarja e ndihmave nga Fondacioni Humanitar për Gazën është shoqëruar me kaos dhe dhjetëra dëshmitarë kanë thënë se trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj turmave pranë qendrave të ndihmës. Para të dielës, të paktën gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Fondacioni ka thënë se kontraktorë privatë të sigurisë ruajnë qendrat e tij dhe ata nuk kanë hapur zjarr ndaj turmave, ndërkaq ushtria izraelite e ka pranuar se ka hapur zjarr në raste të mëhershme.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58