Në orën 11 sipas orës sonë, Kiribati në Oqeani, është vendi i parë në botë që priti vitin e ri. Vendi, i përbërë nga 33 ishuj të vegjël të shpërndarë në oqeanin paqësor, ndryshoi 20 vite më parë zonën kohore duke kaluar përtej linjës ndërkombëtare të datës, që e bëri atë të jetë i pari që pret vitin e ri. Ndërsa në orën 12.00, sipas orës sonë, qielli i Aucklandit në Zelandën e re u ndez nga fishekzjarret.