2022 ka qenë viti më i thatë në evropë që kur ka nisur regjistrimi i të dhënave shkencore mbi klimën, pra që nga gjysma e dytë e viteve 1800; në vend të parë për shtrirjen e zonave të goditura nga thatësira dhe në vend të dytë për reduktimin e prurjeve të lumenjve. Kjo bëhet e ditur nga raporti i përvitshëm i Copernicus, shërbimit të BE-së të vëzhgimit të tokës. Për më tepër, mes 2018-ës dhe 2022, temperaturat mesatare në evropë kanë qenë 2.2 gradë celcius më të larta se ato të niveleve paraindustriale.