Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Sokol Sanxhaktarit. Dumani ka rrëfyer se për eleminimin e Sanxhaktarit iu premtuan 200 mijë euro nga Franc Çapja, por sipas tij ‘porosia’ nuk u krye, pasi atë ditë ai u vendos në pranga. “Informacionin do e merrnim nga Bledar Muça, Festim Coli dhe Franc Çapja”, ka deklaruar Dumani para prokurorëve. Seanca e radhës është shtyrë për në datën 14 janar.