Lufta Izrael-Hamas hyri në ditën e saj të 200-të pasi grupet e ndihmës paralajmëruan se planet izraelite për të pushtuar qytetin jugor të Rafahut, ku shumica e banorëve të Gazës janë strehuar, do të krijonin një "situatë apokaliptike". Frika është rritur pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vijon të këmbëngulë në planin e tij për të vijuar ofensivën ushtarake në këtë zonë.