Një ngjarje e pazakontë u regjistrua këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit , ku një 20 vjecar mbeti i plagosur si pasojë e goditjes me gurë. Hajrulla Kamani u godit me gurë në kokë nga 29 vjecari Jurgen Bushi për motive të dobta. Ngjarja u shënua pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, teksa policia e Durrësit pasi u njoftua lidhur me ngjarjen identifikoi, lokalizoi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar. I plagosuri u nis menjëherë në spitalin e Traumës për mjekim, ku nga informacionet paraprake po merr trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetën.