Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se prokurori Olsi Dado i ka ndaluar çdo takim dhe komunikim, duke i lënë si kontakt me botën jashtë vetëm deklaratat përmes rrjeteve sociale, që ai i përçon me anë të avokatëve të tij. Në reagimin e radhës në këto platforma, kryebashkiaku akuzon prokurorin Olsi Dado se ka ngritur akuzat ndaj tij me porosi të Sali Berishës.