20 të prekur nga COVID 19 në 24 orë dhe 1184 numri i të infektuarve ne vend eshte bilanci qe raportoi ministria e shendetesise kete te merkure. Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19. Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz. Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.