Gati gjysma e fëmijëve që kanë përfituar bonusin e bebeve përgjatë vitit të kaluar janë fëmijë emigrantësh. Shifra del si përllogaritje nga një postim i Kryeministrit Edi Rama me të dhënat e publikuara nga INSTAT deri në shtator të këtij viti. Kryeministri Edi Rama shkroi në një postim të datës 1 janar se 42 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes përgjatë vitit 2022.