SHBA dhe vendet e tjera aleate të natos kanë dërguar deri më tani 17 mijë raketa anti tank dhe 2 mijë raketa stinger anti-ajrore. Kjo konfirmohet nga një zyrtar i lartë amerikan për CNN. Edhe para se rusia të niste pushtimin e ukrainës, më 24 shkurt, qiejt mbi evropë kane qenë të mbushur me avionë ushtarakë transporti, të shteteve të bashkuara dhe vendeve të tjera, vecanërisht C-17-ta, krenaria e flotës ajrore amerikane. Fluturimet kanë qenë të lidhura me ripozicionimin e trupave përgjatë skajit lindor të natos por edhe për lëvizjen e armatimeve në pikat e transferimit nga ku niseshin për në Ukrainë. Dhe ritmi i fluturimeve vetëm është rritur. Pasi pushtimi rus nisi, 14 shtete kanë dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë, disa prej të cilëve rrallë herë e kishin bërë këtë – tha një zyrtar i departamentit amerikan të mbrojtjes për CNN. ‘pjesa më e madhe e paketës amerikane të ndihmës ushtarake prej 350 milionë dollarësh, është dërguar ndërkohë në ukrainë, sipas zyrtarit, vetëm një javë pasi ajo u miratua zyrtarisht nga shtëpia e bardhë.