Vota e diasporës parashikohet të jetë përcaktuese në qarkun e Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit, dhe pritet të ketë impakt të ulët në qarqet që ndodhen në veri të vendit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar më shumë se 233 mijë kërkesa nga diaspora. Pavarësisht regjistrimeve, pesha e votës së diasporës do të varet nga pjesëmmarrja e tyre në votim dhe nga plotësimi konform rregullave i fletëve të votimit.