Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë dërguar të enjten një kontigjent për të mbështetur autoritetet shqiptare, në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit, Jurgen Karaj, në lumin Mat. Ministri në detyrë I Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një reagimi në FaceBook ka njoftuar se qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes, për për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Klos, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare. Trupi i Jurgen Karaj, nuk është gjetur edhe pas 20 ditësh kërkime. Vëllai i 30-vjeçarit, Endrin Karaj është shprehur se kërkon të gjejë trupin e të vëllait.