Dy persona u gjetën vdekur dhe dy të tjerë konsiderohen të humbur, pasi shirat e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje masive në ishullin e Kretës në Greqi. Viktima, një burrë rreth të 50-ave dhe një grua rreth të 30-ave, nënë e dy fëmijeve, humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshë, në ishullin jugor gjatë fundjavës, Përmbytje katastrofike kanë goditur Heraklion, kur automjeti me të cilin udhëtonin dy viktimat u përfshi nga ujërat e vrullshëm.