Është rënduar gjendja e tre, prej pesë personave të plagosur nga aksidenti tragjik I ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, në aksin nacional Peqin-Elbasan, në fshatin Paulesh, ku për pasojë humbën jetën nënë e bir, përkatësisht Fatbardha dhe Klodian Shahini, 55 dhe 33 vjeç. Tre të plagosurit në aksidentin e Pauleshit janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar. Në aksident mbetën me dëmtime të lehta edhe 9 persona të tjerë.