Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, i janë shtuar edhe dy mjete të reja zjarrfikëse, të cilat do të shërbejnë në zonën e Kinostudios dhe në Kombinat. Këto 2 mjete janë dhuratë nga Holanda për shtetin shqiptar. Gjatë ceremonisë së dhurimit të dy mjeteve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se shërbimi zjarrfikës në Tiranë këtë verë ka qenë një histori suksesi falë, edhe rrjetit të vullnetarëve të cilët kanë sinjalizuar në kohë kudo ku ka pasur vatra zjarri.