Policia e Tiranës sekuestroi një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro, e cila dyshohet se ka rrjedhur nga veprimtari kriminale. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë organizuan operacionin e koduar ‘transaksionet’, pas të cilit u bë e mundur sekuestrimi i një apartamenti në Tiranë, një Vile elitare në Palasë, dy pasuri të llojit ullishte në Sauk të kryeqytetit, si dhe 4 automjete luksoze të markave BMË X5, Audi Q5 dhe Range Rover.