Prokuroria e Vlorës ka vënë masën e sekuestros për pasuri me vlerë 2 milionë euro në emër të shtetasit Tahir Qenami. Pronat e sekuestruara janë apartamente, prona, dyqane dhe makina. Prokuroria thotë se në kuadër të hetimeve të nisura që në vitin 2023, dyshohet se pronat në fjalë janë produkt i pastrimit të parave të drogës.