Policia Rrugore e Lezhës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me fokus ato lidhëse me zonën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.