Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi qendrën e re për shërbime komunitare në Vaqarr. Veliaj theksoi se kjo qëndër e re komunitare do të rrisë vlerën e pronës, ashtu siç po ndodh në të gjitha zonat e kryeqytetit. “Po ndërtojmë duke i paraprirë Tiranës që do jetë dhe jo Tiranës siç ka qenë. Ndaj, më vjen mirë që kemi një ndërtesë me dy volume. Një volum është Njësia Administrative e Vaqarrit, kurse volumi tjetër Qendra Rinore dhe Pallati i Kulturës. Na duhet t’i gjallërojmë hapësirat urbane me jetë dhe jeta është edhe administrata, pra aktivitetet e administratës, edhe aktivitetet post administratë ose jashtë shkollore.”