Partia Demokratike e Rithemelimit ka reaguar sërish pas kërkesës së SPAK për të dënuar Fredi Belerin me 2 vite e 6 muaj burg. Sipas Sekretarit për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, e gjitha është një aferë për eleminimin e kundërshtarit politik, teksa akuzon gjykatës se nuk pranoi asnjë prove nga mbrojtja.