Top News – 2.3 tonë drogë në 48 orë / Tre operacione, një ngarkesë drejt Spanjës
15/07/2023 16:58

Autoritetet panameze raportuan se kishin kapur 2.3 tonë droga, pa specifikuar se për cfarë substance bëhej fjalë, në tre operacione të kryera në brigjet në paqësor dhe karaibe. Një nga ngarkesat e kapura kishte si destinacion portin e Valencias, në Spanjë. Shërbimi kombëtar detar i Panamasë, në bashkëpunim me prokurorin e specializuar për krimet e lidhura me drogën, konfiskuan një total prej 2344 pakosh, me peshë 1 kg secila, në 48 orët e fundit, thanë zyrtarët. Sasia e parë e drogës u kap në Punta Mala, në provincën Los Santos në brigjet e paqësorit, ku një barkë e shpejtë me dy pjesëtrë ekuipazhi u gjurmua. Operacioni i dytë u krye në Colon, në karaibe, dhe sasia e drogës së kapur mendohet se ishte tranzit dhe kishte si destinacion portin spanjoll të Valencias. Ndërsa operacioni i tretë, po në Punta Mala, u regjistrua pasi një barkë u interceptua nga roja bregdetare dhe në largim e sipër hodhi 25 thasë me drogë në det. Sipas zyrtarëve panamezë rastet e kapjes së sasive të mëdha të drogës në vend po shtohen dhe ajo që bie në sy është se gjithnjë e më shumë po tentohen tregjet evropiane. Vitin e kaluar, autoritetet panameze konfiskuan një shifër rekord droge, prej 138.41 tonësh, nga e cila 108.82 tonë ishin kokainë. Panamaja përdoret si një urë për drogën e prodhuar në amerikën e jugut dhe që ka si destinacion kryesor SHBA, konsumatoren më të madhe të kokainës në botë, por edhe evropën.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02