Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun, për të parandaluar aksidentet dhe për të kontrolluar trafikun. Si rezultat i këtij monitorimi gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.