Imazhet e publikuara nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregojnë zjarrfikësit në vendngjarje pas një sulmi rus në një magazinë në Kharkiv. Në 10 ditët e fundit Rusia kreu rreth "190 sulme masive me raketa, dronë kamikaze dhe artileri në 16 rajone të Ukrainës dhe në qytetin e Kievit", tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të Ukrainës, gjatë një konference.