Sot zhvillohet testimi i informatizuar për maturantët që duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme, i cili do të zgjasë deri më datë 23 gusht. Testimi do të zhvillohet në ambientet e qendrës së shërbimeve arsimore. Në total janë 1813 maturantë, të cilët kanë zgjedhur degën mjekësi e përgjithshme. Duke qenë se testimi zhvillohet online dhe pyetjet janë me alternativa, maturantët do t’i marrin përgjigjet brenda ditës.