Një 18-vjeçare, identifikuar me iniciale I. D., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë ish të dashurin e saj në një konflikt të dhunshëm në zonën e Yzberishtit. Motivet për këtë ngjarje dyshohet se kanë të bëjnë me çështje xhelozie. Sipas deklaratës së 18-vjeçares, dyshonte se ish i dashuri e kishte tradhtuar, duke shkaktuar konfliktin që rezultoi në plagosjen e tij. I riu është transportuar në spital për trajtim pasi vuante nga plagët e marrë dhe aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.