Ishte mesdita e 15 Marsit të vitit 2008 kur në fshatin Gërdec, pak kilometra larg Tiranës, vala e shpërthimit mori 26 jetë të pafajshme dhe plagosuri qindra të tjerë. Të rritur që punonin në fabrikën e demontimit të armëve por dhe fëmijë humbën jetën nga shpërthimi I fuqishëm. Por ndërsa sot kjo çështje po gjykohet nga SPAK, ku ish-ministri I Mbrojtjes Fatmirë Mediu është vendosur nën akuzë për veprën penale Shpërdorim Detyre. Familjarët e viktimave përmes një deklarate në këtë 18-vjetor të tragjedisë thonë se procesi nuk është politik dhe se akuza për të cilën po përballet Mediu sot në GJKKO është ngritur në vitin 2009 por që sipas tyre ai kurrë nuk u hetua. “ Në thelb të kësaj çështjeje qëndron vendimi i ish-ministrit për të lejuar demontimin e municioneve të kalibrave të mëdhenj në afërsi të zonave të banuara, nga një kompani private që nuk dispononte teknologjinë e nevojshme dhe pa mbikëqyrjen e rreptë nga strukturat e forcave të armatosura.”, thuhet në deklaratën e tyre. Familjarët e viktimave theksojnë gjithashtu se kërkojnë vetëm të vërtetën që shoqëria shqiptare të sigurohet që një ngjarje e tillë të mos përsëritet kurrë më.