Gjatë javës që lamë pas, 18 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 873 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.