Top News – 18 milionë eurot e Cosa Nostra / Datat kur mafiozët italianë erdhën në Shqipëri
15/11/2021 19:43

Biznesmeni i hidrokarbureve, Rezart Taçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, akuzohet nga SPAK të ketë qenë garantori i “filtrimit” të 18 milionë eurove të mbërritura në Shqipëri. Ndërsa në krijimin e skemës financiare që, sipas SPAK, drejtohej nga 90-vjeçari italian, Francesco Zummo, është angazhuar vetë i moshuari duke ardhur në Shqipëri bashkë me kontabilistin Fabio Petruzzela, të dy të proceduar aktualisht në vendin fqinj. Burime pranë SPAK konfirmuan se ata kanë mbërritur në Shqipëri në 17 qershor. Të nesërmen, Zummo dhe Petruzzela kanë udhëtuar drejt Malit të Zi, ku kanë hapur një llogari bankare në Podgoricë dhe në të njëjtën ditë, 18 qershor, janë rifutur në Shqipëri dhe kanë hapur dy llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, ku mund të kishin të dy mundësi për kryerje veprimesh. Sipas dosjes hetimore, transferta e shumës prej 18,3 milionë eurosh është bërë nga Zvicra në bankën shqiptare më 28 korrik. Pas kësaj date, vendi është vizituar disa herë nga kontabilisti Petruzzela. Sipas SPAK, ai është përpjekur të bëjë transferimin e shumës në banka të vendeve të tjera, por nuk ka mundur për shkak të kërkesave burokratike të bankës. Vonesa është përdorur nga Prokuroria e Napolit, e Palermos dhe SPAK-u për të përgjuar bisedat e shqetësuara mes të dyshuarve dhe nxjerrë të dhëna të vlefshme për hetimin. Në Shqipëri, dy italianët janë ndihmuar nga të besuarit e Taçit, kunati Artur Balla e ish-shoqëruesi, Bledar Lilo, veprime që janë dokumentuar.

Top News- Vodhën tabakinon tek ‘Kthesa e Kamzës’/ Tre persona dhunuan shitësin, arrestohet njëri
14/12 15:32
Top Channel/ “Helmi” në Elbasan, 16 të arrestuar / Përpunonin mbetje në mënyrë të paligjshme
14/12 15:07
Top Channel/ Berisha “replikon” me Ramën/ Kreu i PD komenton dhe akuzon Gjykatën Kushtetuese
14/12 15:04
Top News – ‘Nuk ka përçarje në PD’. Berisha: Zhurmuesit e Ramës nuk janë demokratë, janë fals
14/12 14:36
Top Channel/ Mbledhja me tensione në selinë blu, Berisha: S’ka përçarje në PD, ata që hanë turpin…
14/12 14:30
Top News – Berisha nxjerr PD në rrugë: Zgjidhja e vetme pas vendimit për Ballukun
14/12 14:19
Top News- “22 dhjetori fillimi ynë i fuqishëm”, Berisha thirrje: Të nisim betejën pa kthim
14/12 13:58
Top News- Berisha pranon problemet brenda PD-së, zbulon çfarë po ndodh me strukturat në terren
14/12 13:57
Top Channel/ Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Rama: Gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit
14/12 13:57
Top News- Vendimi i Kushtetueses për Ballukun/ Berisha: Edi Rama fitoi, përdori gjithçka
14/12 13:54
Top News- A do arrijë SPAK tek Rama? Berisha përgjigjet: Telefonata kërcënuese që bëri Rama…
14/12 13:54
Top News- “Ulni gjakrat brenda PD”/ Qytetari këshillon Berishën: Përçarje tjetër do të ishte…
14/12 13:46
Top News- A e përjashton Adriatik Lapajn nga protesta? Berisha e zbulon
14/12 13:44
Top News- “Do përdoret çdo lloj proteste”/ Berisha paralajmëron kryengritje të fuqishme?!
14/12 13:41
Top News- Berisha: SPAK ka mandat arrest për Ballukun, Rama do ta pranojë
14/12 13:38
Top News- “Firma për Shabanin ishte gabim”, Berisha pendohet: Kërkoj ndjesë, e zgjodhi Rama
14/12 13:32
Top Channel/ ‘Ujërat janë kthjelluar’, Berisha: Rama para Evropës është dhunuesi i zgjedhjeve
14/12 13:29
Top Channel/ ‘Gjykatësit kërkojnë barazi’, Berisha: Të gjitha kanë të drejtë të paguhen me…
14/12 13:29
Top Channel/ Firmosën për Endri Shabanin, Berisha: Nuk mendoj se është e udhës të marrim…
14/12 13:28
Top Channel/ ‘Në vitet 90 bënte radikalin’, Berisha: Kjo qeveri ka larguar mijëra shqiptarë nga…
14/12 13:28
BILETA Portokalli - Bileta