Goditja e Shqipërisë përmes krimit kibernetik në dy raste në harkun kohor të dy muajve janë shumë për një vend si i yni. Por, këto janë vetëm, dy raste të bëra publik dhe që shkaktuan dëme të madhe në sistemin online të Shqipërisë. Por, kjo e fundit me hakerimin e sistemit TIMS ishte dhe më e rëndë, nga e cila ende vijon të ketë probleme herë pas here në disa pika kufitare. Gjithsesi, për të hetuar këtë, përveç prokurorëve dhe hetuesve është kërkuar ndihmë dhe nga ekspertët e fushës, pa lënë pas edhe vetë Microsoftin.