Shtatëmëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë. Kjo është shifra më e lartë e të vdekurve e raportuar gjatë valës së fundit të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 1,067 raste të reja pozitive, të cilat rezultuan pas testimit të 7,946 mostrave.