124 persona janë arrestuar përgjatë jave në Shqipëri, ndërsa janë zhvilluar 17 operacione policore. Puna ka vijuar me kontrolle në mbarë vendin, bazuar dhe në mbledhjet e zhvilluara nëpërmjet drejtorive vendore dheasaj të Përgjithshme. Janë zhvilluar 7 operacione policore për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese spanjolle, për vepra të ndryshme penale. Në zbatim të marrëveshjes për ekstradimet, këta shtetas do të ekstradohen drejt Spanjës.