Qeveria miratoi fondit e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në total 2.5 miliardë lekë do të shkojnë për organizimin elektoral në 61 bashkitë e vendit, ku peshën më të madhe të shpenzimeve e zë fondi për votimin elektronik, në vetëm tre bashki. Sipas kërkesës së bërë nga KQZ, janë alokuar 1.9 miliardë lekë për votimin elektronik dhe 600 milionë lekë për shpenzimet e tjera. Pritet që KQZ të caktojë se në cilat bashki do të aplikohet votimi elektronik.