Pak orë pasi i tha lamtumirë nënës së tij, Mbreti Charles III njoftoi se Britania e Madhe do të shpallë 17 ditë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Zija mbretërore në kombin ishullor filloi nga premte dhe do të zgjasë deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës së ndjerë.