Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden I ka dërguar një letër urimi homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmanit, me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë së vendit, që daton pikërisht të shtunën e 17 shkurtit. Në urimin për Pavarësinë është theksuar miqësia dhe partneriti i qëndrueshëm në mes të dy kombeve, megjithatë Biden i ka dërguar mesazh lidershipit të Kosovës që t'i zbatojë marrëveshjet me Serbinë, të arritura në kuadër të dialogut.