Gjykata e Elbasanit la në burg 16 persona, 7 të tjerë në arrest shtëpie dhe për katër persona vendosi detyrim paraqitje në gjyqin ndaj 27 personave të ndaluar në kuadër të operacionit ‘First Day’. Nga ana e tij organi i akuzën kishte kërkuar 22 arreste me burg, 3 arreste në shtëpi dhe dy detyrim paraqitje. 27 personat e ndaluar në kuadër të këtij operacioni policor akuzohen për trafik e shpërndarje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municimeve luftarake.