Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, bëri që ky i fundit nga një mbështetës i Bashës, të kthehej në një kundërshtar të përbetuar. Nisur nga ky fakt, ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike do të niste turin e takimeve me bazën e demokratëve, të quajtur si ‘Foltore’.