Nga janari e deri më tani, në Kosovë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje. Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, 90 për qind e viktimave të kësaj dhune kanë qenë gratë dhe vajzat. Këtë të hënë, në kosovë ka nisur fushata ’16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore” dhe në aktivitetin e parë, ‘Ato janë ne’, ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.