16 deputetë të opozitës dhe kryebashkiaku I Kavajës Fisnik Qosja janë proceduar në gjendje të lirë pasi penguan qarkullimin në protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe u përplasën me policinë ditën e martë. Materialet janë referuar në SPAK, përkatësisht për 4 deputetët e Tiranës, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani, 3 të Elbasanit Tomorr Alizoti, Tritan Shehu dhe Qani Xhafa, 3 në Fier mes tyre deputeti Luan Baci, 4 deputetë të Durrësit dhe dy në Lezhë.