‘mos më dërgoni në Shqipëri, atje më rrezikohet jeta’, ka qenë kjo kërkesa e Durim Bamit ndaj autoriteteve të drejtësisë të Dubait, një ditë pasi Interpol Abu Dhabi konfirmoi arrestimin e tij. Kjo është hera e dytë që autoritetet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe prangosin Bamin brenda pak muajsh. Mësohet se i shumëkërkuari prej SPAK, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.