Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet. Vendimi erdhi si pasojë e kërkesës në rritje të qytetarëve që duan të bëhen pjesë e programit social. Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj