Ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal këtë të diel në Elbasan, ku prezantoi programin e Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Teksa prezantoi programin për ulje taksash, minimum jetik, pagë minimale 500 euro u ndal edhe tek paga e mësuesve, për çka premtoi rritje deri në 1500 euro brenda mandatit të parë.