Ministritë dhe institucionet e tjera buxhetore nuk kanë arritur që të shpenzojnë rreth 150 milionë euro nga fondet që kanë përfituar nga buxheti i shtetit për këtë vit. Kjo është shifra e përllogaritur nga Ministria e Financave, që thotë se këto para nuk do të rialokohen vitin e ardhshëm për institucionet që nuk i kanë shpenzuar dot, por do të kalojnë te fondi i posaçëm i pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë. Ministri Petrit Malaj tha se shuma do të shërbejë për reformën e pensioneve që ka nisur qeveria, ku synohet rritja e tyre brenda këtij mandate. Ekspertët vlerësojnë se skema aktuale e pensioneve është nën trysninë e vazhdueshme të ndryshimeve demografike, me rritjen e vazhdueshme të numrit të të moshuarve dhe tkurrjen e fuqisë punëtore dhe kontributeve shoqërore në buxhet për shkak të emigrimit dhe rënies së lindjeve.