Top News – 150 miliardë euro për t’u blinduar / Plani ‘i stërmadh’ i BE-së, prezantohen detajet
27/05/2025 12:02

Bashkimi Evropian do të miratojë zyrtarisht skemën e tij prej 150 miliardë eurosh për të rritur shpenzimet për mbrojtjen brenda bllokut. Rregullorja e ashtuquajtur SAFE (Aksioni i Sigurisë për Evropën) u propozua për herë të parë në mars nga Komisioni Evropian, si përgjigje ndaj thirrjeve të vendeve anëtare për mbështetje financiare dhe politike në përmbushjen e objektivave të reja të mbrojtjes të kërkuara nga NATO, dhe për të qenë potencialisht zëvendësuese për Ukrainën, në rast se Shtetet e Bashkuara zhvendosin fokusin e tyre diku tjetër. Rregullorja përfundimtare thekson qartë se “kërcënimet që paraqesin Rusia dhe Bjellorusia janë të një rëndësie dhe urgjence të veçantë” dhe duhet të ketë një kundërpërgjigje të shpejtë. Për shkak të kohës së nevojshme për të zhvilluar produkte mbrojtëse dhe për të rritur kapacitetin industrial të prodhimit në të gjithë BE-në, rregullorja thekson gjithashtu se do të jetë “jetike” që blloku evropian të nisë mbështetjen për vendet anëtare “sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të mund të bëjnë porosi shumë shpejt”. Brukseli fillimisht iu përgjigj thirrjeve të vendeve anëtare duke aktivizuar klauzolën kombëtare të përjashtimit për shpenzimet ushtarake të BE-së, që do të thotë se shpenzimet për artikuj si armët dhe municionet nuk do të përfshihen në mekanizmin ndëshkues të bllokut për vendet që shkelin kufijtë e shpenzimeve të bllokut. Kjo krijoi hapësirë fiskale, por vendet anëtare gjithashtu kanë nevojë për para sa më shpejt që të jetë e mundur. Skema e re funksionon në të njëjtën mënyrë si programi i rimëkëmbjes nga COVID-19 i BE-së, që kishte vlerën 800 miliardë euro. Për SAFE, blloku do të përdorë vlerësimin e tij të kreditit të nivelit më të lartë (AAA) për të mbledhur 150 miliardë euro në tregje dhe më pas do t’ua huazojë ato vendeve anëtare. Kjo do të ishte shumë më pak e kushtueshme sesa nëse shumica e vendeve të BE-së do të përpiqeshin të gjeneronin fondet vetë duke marrë hua individualisht. Huatë kanë afat maksimal preh 45 vitesh dhe nuk duhet të paguhen dekadën e parë. Vendet po ashtu nuk duhet të paguajnë TVSH për pajisjet e blera.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55