150 familje të cilat mbetën pa banesa si pasojë e tërmetit shaktërrues të 26 nëntorit 2019, do të strehohen tanimë në lagjen e re, 5 Maji, ku në tre pallate të reja përfunduan punimet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në kantier për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve të godinave të tjera të cilat po ndërtohen aty pranë. Veliaj tha se së shpejti hidhet shorti për 150 familjet e radhës që do të marrin shtëpitë e tyre.